Manchester United, sulm për Nico Williams

Manchester United, sulm për Nico Williams

Duke qenë se Anthony Martial do të largohet shumë shpejt nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ , drejtuesit e Manchester United po punojnë me shumë përkushtim për ti gjetur një zëvëndësues ideal francezit.

‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë menduar për Nico Williams, kontrata e të cilit me Athletic Bilbaon përfundon në 30 qershorin e 2028-tës.

Situata e vështirë e ekipit të Erik Ten Hag imponon përforcimet gjatë merkatove vijuese, për të rritur rezultatet në metrat e fundit .

Flitet se ky operacion mund të arrijë vlerën e 100 milionë eurove, shifër e konsiderueshme për arkat e vaskëve.

Para disa kohësh, e ardhmja e 21 vjeçarit u lidh edhe me një kalim të mundshëm tek Real Madridi ose Barcelona por futja në garë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues ndoshta mund ta ndryshojë historinë.

Një fakt i rëndësishëm është se anglezët shquhen si një ekip tejet i fuqishëm në aspektin ekonomik, të cilët mund ti largojnë nga objektivi ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’.

Në sezonin aktual Nico Williams numëron 4 gola dhe 5 asiste në 15 dhe ka rezultuar determinant si për Athletic Bibaon ashtu edhe për Spanjën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy