Pregja: Arbitrat nuk pezullohen kur gabojnë, qëllimi është të mos përsëriten

Pregja: Arbitrat nuk pezullohen kur gabojnë, qëllimi është të mos përsëriten

Specialisti i moviolës, Bujar Pregja, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se nuk kishte asnjë gabim në rastin e ndeshjes mes Teutës dhe Kastriotit, kur arbitri shkoi në VAR për një penallti të mundshme dhe akordoi pozicion jashtë loje. Gjithashtu ai tha se kur arbitrat gabojnë me vendimet e tyre, ata nuk dënohen duke u lënë pushim, por gabimet iu vihen në dukje që të mos i përsërisin më.

“Nëse arbitri nuk e shikon pozicionin jashtë dhe shkon për një penallti, nuk është problemi që e jep pozicion jashtë loje, pasi ky është vendimi i duhur.

Të metat dhe gabimet që arbitri bën i vihen në dukje të gjitha. Qëllimi nuk është që të pezullohen arbitrat, por t’iu vihen në dukje, që të mos i përsërisin. Nuk është e thënë që kur bën gabime, të dënohen duke u lënë pushim. Për Hamitin ne i thamë gabimet që kishte bërë në derbin e kaluar. Mund të ndikojnë gabimet në mbarëvajtjen e lojës, por nuk ndikojnë në rezultatin e ndeshjes.”, u shpreh Pregja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy