
Nedim Bajrami më në fund do të ketë mundësinë të bëjë debutimin e tij me Shqipërinë. Pasi FSHF fitoi gjyqin me FIFA-n në CAS, tashmë edhe Empoli ka dhënë dritën jeshile që futbollisti të bashkohet me kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja.
Klubi italian nuk i kishte dhënë leje futbollistit për t’u grumbulluar me Kombëtaren, por së fundmi është arritur një marrëveshje dhe tashmë Bajrami është gati për Rejën.
Fantazisti do të ketë mundësinë të luajë me Shqipërinë, vetëm për dy ndeshjet në “Elbasan Arena”, ndaj Hungarisë dhe San Marinos. Për shkak se nuk ka qenë i grumbulluar gjatë kësaj periudhe, Bajrami nuk do të jetë për sfidën e nesërme ndaj Polonisë.



