Java e 23-të e La Ligas, fokusin e merr derbi Real Madrid Atletico Madrid

Java e 23-të e La Ligas, fokusin e merr derbi Real Madrid Atletico Madrid

Sot në 21.00, Athletic Bilbao Real Mallorca do të jetë ndeshja hapëse e javës së 23-të të La Ligas.

Vaskët do të tentojnë të kthehen tek fitorja, të cilët barazuan në fushën e Cadiz.

Nxënësit e Ernesto Valverdes vijojnë të luftojnë për një vend në Europë në sezonin e ardhshëm, ndërsa miqtë u mundën nga Real Betisi në ‘’ Son Moix ‘’, të cilët renditen katër pikë larg zonës së ftohtë.

Të shtunën në 14.00 Valencia pret Almerian në ‘’ Mestalla ‘’. Bardhezinjtë do të synojnë fitoren, për të hedhur pas krahëve disfatën e javës së kaluar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

As miqtë nuk mundën të bëjnë asgjë përpara tifozerisë së tyre kundër Alaves, sfidë e humbur me shifrat 0-3.

Ecuria e Almerias evidenton se do të jetë pjesë e Segunda Division në sezonin vijues, ekip i cili deri më tani nuk ka mundur të mposhtë asnjë rival.

Në 16.15 Granada Las Palmas do të jetë shumë e rëndësishme për andaluzët në rrugën drejt mbijetesës.

Humbja në ‘’ Coliseum Alfonso Perez ‘’ e ka përkeqësuar situatën e zotëve të shtëpisë, për të cilët çdo sfidë do konsiderohet një finale.

Edhe ishullorët nuk mundën të bëjnë asgjë përballë furisë së Real Madridit, të cilët do të luftojnë deri në fund për tu kualifikuar në kompeticionet europiane.

Pas tyre në 18.30 Barcelona udhëton në një transfertë jo të lehtë siç është ajo e Alaves.

‘’ Los Babazorros ‘’ treguan dhëmbët në javën e kaluar, të cilët morën një fitore shumë të rëndësishme ndaj Almerias ndërsa Barcelona bëri detyrën në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe e mposhti Osasunën.

Gjithsesi, të besuarit e Xavi Hernandez janë 10 pikë larg kreut, i cili momentalisht i përket rivalëve të përjetshëm, Real Madridit.

E shtuna përfundon me një sfidë shumë emocionuese në ‘’ Montilvi ‘’, aty ku Girona pret Real Sociedadin në 21.00.

Katalanasit vijojnë ti bëjnë presion Real Madridit, të cilët janë dy pikë larg, por ‘’ Los Tixuriudines ‘’ gjithmonë janë shquar si një rival shumë i fortë, në çdo fushë.

Fitorja në ‘’ Bailaidos ‘’ kundër Celta Vigos vijon ti mbajë në lojë nxënësit e Michel, kurse bardheblutë nuk shkuan më tepër se një barazim me rrjeta të paprekura në ‘’ Reale Arena ‘’ kundër Rayo Vallecanos.

Për më tepër, ekipi nga San Sebastian do të ketë edhe dy sfida të ndërlikuara kundër Paris St Germain në Champions League por qartësisht performancat e deritanishme kanë treguar forcën e nxënësve të Imanol Alguacil.

E diela do të ketë të njëjtin intensitet.

Në 14.00 Villareali do të masë forcat me Cadizin në ‘’ La Ceramica ‘’. ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ vijon ende larg performancave të së kaluarës, fakt i reflektuar me renditjen në vendin e 14-të.

Megjithatë, ekipi nga Castellon është karakterizuar gjithmonë si një rival që të bafason atëherë kur nuk e pret, i cili surprizoi Barcelonën në javën e kaluar duke e mposhtur 3-5.

Ulje-ngritjet e vazhdueshme nuk japin garanci, skuadër që do të ketë përballë të tretën nga fundi, e cila vjen pas barazimit ndaj Athletic Bilbaos.

Nxënësit e argjentinasit Mauricio Pellegrino po hasin vështirësi, të cilët nëse nuk e ngrejnë kokën sa më shpejt, mund të jenë pjesë e Segunda Division në vijuesin.

Në 16.15, Osasuna do të pretendojë marrjen e tre pikëve në ‘’ El Sadar ‘’ kundër Celta Vigos.

Kuq e blutë humbën minimalisht ndaj ‘’ Cules ‘’, rezultat i njëjtë edhe për ekipin e të mirënjohurit Rafael Benitez të cilët u mposhtën në ‘’ Balaidos ‘’ nga Girona.

Traineri spanjoll po has shumë vështirësi, për të cilin çdo sfidë vijuese do të konsiderohet si një finale, edhe pse mbeten edhe shumë javë për tu zhvilluar.

Për më tepër Celta Vigo vjen pas tre humbjesh rradhazi, një prej të cilave në Kupën e Mbretit kundër Real Sociedadit.

Real Betis Getafe gjithashtu parashikohet një duel i ashpër, i cili do të startojë në 18.30.

‘’ Los Verdiblancos ‘’ mposhtën Mallorcan në javën e kaluar, të cilët i ndajnë vetëm dy pikë me Europën.

Nga krahu tjetër, ‘’ Los Azulones ‘’ e humbën derbin kundër Real Madridit por vijojnë të notojnë në ujërat e mesit të tabelës, ekzaktësisht në vendin e 10-të .

Andaluzët përfaqësohen edhe në Europë, të cilët do ta zhvillojnë fazën e Play Offit të Conference Leagues kundër Dinamo Zagrebit.

E diela përfundon në 21.00 në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, me derbin Real Madrid Atletico Madrid.

‘’ Galaktikët ‘’ vijojnë të qetë rrugën drejt fitimit të Primera Division, të cilëve nuk i falen gabimet, pasi i ndajnë vetëm dy pikë me Gironan.

Kryeqytetasit numërojnë vetëm 1 humbje, 3 barazime dhe 18 fitore, skuadër e cila po tregon edhe njëherë dominimin në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës.

Getafe ishte rivali i rradhës që u dorëzua përpara furisë së nxënësve të Carlo Ancelottit, ndërsa ato të Diego Simeones kaluan me sukses Rayo Vallecanon në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

‘’ Los Rojiblancos ‘’ vijojnë të respektojnë standartet, momentalisht të 4-tët me pesë pikë avantazh me Athletic Bilbaon.

Në përballjet e fundit, ‘’ Los Blancos ‘’ kanë fituar tre, ndërsa ‘’ Los Colchoneros ‘’ dy dhe një tjetër ka përfunduar në barazim.

Java e 23-të përfundon të hënën në 21.00 me sfidën Rayo Vallecano Sevilla.

Në ‘’ Las Vallecas “ zotët e shtëpisë do të synojnë të rikuperojnë terrenin e humbur, pasi në katër sfidat e fundit kanë humbur tre dhe barazuar një.

Të besuarit e Franciscos janë të 13-tët në renditje, të cilët po zhvillojnë një sezon larg pritshmërive.

Humbja në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ e përforcoi këtë fakt, ndërsa Sevilla ende nuk po mund ta ngrejë kokën, momentalisht vetëm një pikë larg rënies në Segunda Division.

Quique Sanchez Florez vijon të dështojë në stolin e ‘’ Los Rojiblancos ‘’, të cilët u ndalën ne ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ në barazim kundër Osasunës.

Në pesë sfidat e fundit në kampionat,ekspertët e Europa Leagues numërojnë tre humbje, një fitore, një barazim, statistika të cilat demostrojnë se diçka nuk shkon me këtë skuadër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy