Mbrojtësi Lukman Hussein, është larguar nga Tirana. Nigeriani u bashkua me bardheblutë në verë, por aventura aty ka zgjatur pak.
26-vjeccari është larguar nga kampionët dhe është një lojtar i lirë. Me shumë gjasa, Hussein do të qëndrojë në Superiore, aty ku interesimet nuk mungojnë.
Në të kaluarën, përveç Tiranës, ka luajtur edhe me skuadrat e Kastriotit dhe Burrelit në Shqipëri.



