
Ish-mesfushori i Milanit dhe Interit, Clarence Seedorf, është rikthyer të flasë për kampionatin italian, për të cilin thotë se këtë sezon do jetë shumë i vështirë. Për “Tuttosport”, ish-trajneri kuqezi është shprehur se Juventusi sipas tij është i ngopur dhe për këtë arsye thotë se titullin kampion mund të fitojë Milani ose Interi, për të cilët thotë se kanë diçka më shumë se skuadrat e tjera.
“Unë mendoj se Juventusi është ngopur. Ata tashmë kanë nisur një rindërtim dhe do duan kohën e tyre. Do ju duhet pak kohë për të fituar sërish. Nuk pres që Juventusi të ketë të njëjtën uri si disa vite më parë.
Kampionati do të jetë akoma edhe më i fortë se sezonin e kaluar. Klubet që u renditën në vendin e tretë e poshtë, janë forcuar, por Milani dhe Interi kanë ende diçka më shumë. Ne duhet ët shikojmë se si Milani do i përballojë angazhimet në Champions dhe kampionat. Me Maldinin, Milani është në duar të sigurta. Titulli kampion? Them e merr Milani ose Interi.”, u shpreh Seedorf.



