Sfida vendimtare me Liverpool, Pioli: Jemi më të fortë se ndeshjen e parë

Sfida vendimtare me Liverpool, Pioli: Jemi më të fortë se ndeshjen e parë

Milani luan një ndeshje vendimtare ditën e nesërme siç është ajo ndaj Liverpool, në Champions League. Në prag të kësaj sfide, para mediave, ka folur trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli. Ky i fundit ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, por shtoi se edhe Milani i tij mund t’ia dalë.

“Jemi më të fortë se në ndeshjen e parë. E dimë nivelin e intensitetit dhe forcën e Liverpool. Nëse do të arrijmë që të kalojmë presingun e parë të tyre, atëherë mund të jemi të rrezikshëm edhe ne. Po punojmë me detaje, sepse duam që të jemi konkurrues me më të fortët e Europës.

Jemi të bindur që jemi të fortë dhe që Liverpooli është shumë i fortë. Duam që të përballemi me skuadrat më të forta dhe të kërkojmë të fitojmë me sakrificë, vendosmëri dhe qartësi teknike e taktike. Mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme.

Objektivi ynë është që të jemi konkurrues në Itali dhe në Europë. Nëse kualifikohemi në 1/8 e finales do të jetë shumë mirë, në të kundërt do të japim gjithçka në Europa League. Duam të shohim nivelin tonë”, u shpreh Pioli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy