
Duke qenë se e ardhmja e Luis Diaz në ‘’ Anfield Road ‘’ është vënë dukshëm në dyshim së fundmi, drejtuesit e Liverpoolit nuk kanë humbur aspak kohë dhe e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Federico Chiesa.
Pas dëmtimit të rëndë në gju, italiani është rikthyer më i forte duke rikonfirmuar se mbetet një element shumë cilësor në metrat e fundit.
Pritet që në javët e ardhshme ‘’ The Redsat ‘’ të negociojnë me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ për transferimin e ishi-t të Fiorentinës në Premier League, i cili deri në këtë moment numëron 22 gola dhe 20 asiste në 94 sfida, gjatë katër sezoneve, përfshirë aktualin.
Fakti se torinezët janë jashtë kompeticioneve europiane, mund ta shtyjë golashënuesin 26 vjeçar për të bërë gati valixhet dhe të largohet nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë merkatos së dimrit , për t’iu bashkuar pesë herë kampionëve të Champions Leagues për fazën më të rëndësishme të sezonit.
Momentalisht Federico Chiesa numëron 4 gola në 11 sfida, të cilit koha jashtë fushave i ka shërbyer për të reflektuar dhe pak e nga pak po i rifiton vlerat e humbura.



