
Tottenham është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur minimalisht Wolves.
“Spurs” iu falën një goli të shënuar nga Harry Kane në minutën e 64-të, për të marrë 3 pikët. Për skuadrën e Conte nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi në pjesën e parë vuajtën jo pak, me miqtë që iu afruan golit disa herë, duke u shfaqur dominues.
Pjesa e dytë, ishte histori tjetër, me Tottenham që u fut në fushë me një fytyrë tjetër dhe ia doli të marrë fitoren.
Pas 3 javëve të para, Tottenham numëron 7 pikë në vendin e parë, por rivalët e tjerë, ende nuk kanë zbritur në fushë.



