Mario Balotelli, zbulon të ardhmen

Mario Balotelli, zbulon të ardhmen

Pas fitimit të Premier Leagues nga Manchester City, Mario Balotelli dhe Sergio Aguero biseduan mbi të ardhmen në rrjetin social ‘ Star + ‘.

Italiani duhet kujtuar se e përfundon kontratën me Adana Demirspor në qershor, i cili shprehu dëshirën për t’iu bashkuar Boca Juniorsit.

Sigurisht argjentinasi menjëherë reagoi, i cili më pas telefonoi zëvëndëspresidentin e ‘’ Los Xeneises ‘’ Roman Riquelme për ta vënë në dijeni, duke qenë se flitet për një sulmues shumë cilësor, edhe pse tanimë është në metrat e fundit të karrierës.

Kjo mundësi ka gjeneruar shumë entuziazëm tek tifozeria e klubit nga Buenos Aires, një ndër më të spikaturit në Kupën Santander Libertadores dhe më gjerë.

Transferimi i mundshëm i 33 vjeçarit në ‘’ La Bombonera ‘’ do të përbënte një avantazh për metrat e fundit të Boca Juniorsit pasi potenciali i tij është i padiskutueshëm.

Eksperienca mbi supe dhe fakti i të qënit pjesë e ekipeve me shumë traditë në kontinentin e vjetër, garanton në njëfarë mënyre suksesin në të ardhmen edhe pse kampionati argjentinas shquhet për rivalitetin e ashpër, pa harruar as Kupën Libertadores, e konsideruar ndryshe si Champions League e Amerikës së Jugut.

Në sezonin aktual ishi i Interit ka gjetur rrugën e rrjetës në 7 raste gjatë 11 sfidave, i cili la gjurmë edhe me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy