
Mauricio Pochettino, nuk do të jetë trajner i PSG-së, në sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se drejtuesit e klubit francez, kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin argjentinas.
Fitimi i titullit kampion nuk ka mjaftuar që 50-vjeçari të vazhdojë në stolin e parisienëve. Dështimi në Ligën e Kampioneve, aty ku u eliminuan nga Real Madrid, ka bërë që drejtuesit të vendosin të ndryshojnë trajnerin.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi për largimin e Pochettino dhe më pas PSG do të njoftojë edhe trajnerin e ri, ku një nga emrat që përflitet është ish-trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane.



