
Juventusi luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme në Champions League, siç është ajo ndaj Chelsea në Londër. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur tekniku i bardhezinjve, Massimiliano Allegri. Ky i fundit është shprehur se Chelsea është ndryshe pa Lukakun, duke e quajtur më tej një test të rëndësishëm.
“Nesër do të luajmë për vendin e parë, kundër një ekipi që kryeson Premier League dhe vitin e kaluar ata fituan Champions League. Me Lukakun ata luajnë ndryshe, kurse pa Lukakun kanë më pak pika referimi. Për ne është një test i rëndësishëm.
Moduli? Është çështje karakteristikash. Duhet të përmirësojmë fazën e shënimit. Krijojmë situata të rrezikshme dhe gabojmë në finalizim. Në Romë rrezikuam, duke mos mbyllur aksionin dhe duke pësuar kundërsulme. Kemi shënuar 18 gola dhe kemi pësuar 15. Ne duhet të gjejmë më shumë gola si ekip”, u shpreh Allegri.



