Nuk po gjen hapësira te Barcelona, Kessie drejt rikthimit në Itali

Nuk po gjen hapësira te Barcelona, Kessie drejt rikthimit në Itali

Franck Kessie u largua nga Milani pas përfundimit të sezonit të kaluar, kur i skadoi edhe kontrata.

Mesfushori u bashkua me Barcelonën në merkaton e verës, por aventura te katalanasit nuk ka shkuar ashtu si lojtari do të dëshironte.

Kessie ka gjetur pak hapësira nën drejtimin e Xavi dhe në janar mund të ndryshojë skuadër.

Në mediat spanjolle, thuhet se Interi ka shfaqur interes për lojtarin dhe do të provojnë ta rikthejnë në Itali. Kjo nuk do të pritej mirë nga tifozët e Milanit, për shkak të rivalitetit të madh mes dy skuadrave.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy