Inter synon fuqizimin e sulmit

Inter synon fuqizimin e sulmit

Pavarësisht se përbëhet nga figura  shumë të rëndësishme si Lautaro Martinez ,  Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez ,  traineri i Interit Simone Inzaghi konsideron se zikaltërit kanë  nevojë për një tjetër lojtar në sulm për tu kompletuar . Italiani e njeh shumë mirë këtë skuadër për arsye se është përballur në të kaluarën dhe  tashmë do të ketë fatin ta drejtojë por me një ndjesi ndryshe , atë të kampiones së Scudettos . 

 Duke ditur se sezoni do të jetë shumë i vështirë  për arsye të pjesëmarrjes në kampionat ,  Champions League, dhe kupë   Simone Inzaghi  vijon këmbnguljen për Luka Jovic , sulmues që i plotëson kërkesat e italianit   për arsye se ka zhvilluar një sezon pozitiv tek Eintracht Frankfurti  dhe tashmë do të ketë një shans të artë për të zbarkuar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ .  

Këtij aksioni nga drejtuesit e Interit i bashkohet  çështja e të ardhmes së Lautaro Martinezit e cila mbetet në mëdyshje  për arsye  të problemeve ekonomike të hasura sidomos me pandeminë e koronavirusit  të cilat e detyrojnë  këtë skuadër të  vërë në shitje disa komponentë përcaktues për të ruajtur stabilitetin  .  Largimi i Achraf Hakimit drejt ‘’ Parque De Princes ‘’ i ka dhënë një leksion të rëndësishëm Interit se duhet të veprojë siç duhet në vijim për evitimin e largimit të lojtarëve të këtij kalibri sepse do të konsiderohej një autogol për këtë skuadër .

23 vjeçari i ka bërë shumë mirë detyrat me Eintracht Frankfurtin që do të ketë shansin e pjesëmarrjes në Uefa Europa League , por interesi i Interit nënkupton se do të shijonte emocionet e pafundme të Uefa Champions Leagues , kompeticion ku Interi pretendon medoemos rikuperimin e terrenit të humbur  në tërë këto vite . 

4 gola në 18 ndeshje pa harruar impaktin e dhënë në fushën e blertë  janë  fakte ia rrisin vlerat serbit tek një skuadër që  ka shënuar një rekord më vete duke ulur nga froni Juventusin pas 9 sezonesh , fakt që nuk kishte ndodhur më përpara në historinë e kampionatit italian .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy