Manchester City merr kryesimin, mposht Arsenalin mes spektaklit

Manchester City merr kryesimin, mposht Arsenalin mes spektaklit

Manchester City ka marrë kryesimin e renditjes në Premier League, teksa mposhti 1-3 në transfertë Arsenalin.

Pritej një përballje spektakolare dhe ashtu ndodhi. Skuadra e Guardiolës kaloi në avantazh me De Bruyne në minutën e 24-t, me mesfushorin që përfitoi nga një gafë e Tomiyasu, në kthimin e topit.

Avantazhi zgjati deri në minutën e 42-të, kur Saka ktheu në gol një 11-metërsh. Pjesa e dytë foli më shumë për Cityn, që u fut në fushë me dëshirë më të madhe për të fituar ndeshjen.  

Grealish shënoi të dytin për miqtë në minutën e 72-të, pas një kundërsulmi, ndërsa Haaland vulosi shifrat në 1-3, me një gol në minutën e 82-të.

Fitore me vlera për Manchester City që rikthehet në krye të renditjes me 51 pikë, po aq sa edhe Arsenal, me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy