U luajtën ditën e sotme, ndeshjet e turit të parë në Kupën e Shqipërisë, aty ku në 9 sfida, u shënuan 23 gola. n
Në grupin A, Flamurtari mposhti 2-1 Vllazninë me përmbysje, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit. Bylis nuk fali ndaj Pogradecit, duke triumfuar 0-3, ndërsa Kastrioti mposhti minimalisht Vorën. Besa dhe Korabi u ndanë në barazim 1-1.
Në grupin B, ishte gjithçka e lehtë për skuadrat e Superiores. Skënderbeu mposhti me goleadë Maliqin, duke fituar 1-5, ndërsa Kukësi kaloi Labërinë 0-3. Nuk e kishte të vështirë as Laçi, që mposhti 0-2 Devollin, ndërsa Erzeni pësoi golin e parë të sezonit, në fitoren 1-2 ndaj Turbinës. Luzi-Teuta u mbyll në barazim pa gola.
GRUPI A:
FLAMURTARI 2-1 VLLAZNIA
KASTRIOTI 1-0 VORA (Në Fushë-Krujë)
POGRADECI 0-3 BYLIS
BESA 1-1 KORABI (Në Peqin)
GRUPI B:
DEVOLLI 0-2 LAÇI
LABËRIA 0-3 KUKËSI
LUZI 0-0 TEUTA (Në Shijak)
MALIQI 1-5 SKËNDERBEU (Stadiumi “Skënderbeu”)
TURBINA 1-2 ERZENI



