Luhet duke filluar nga ora 21:00, supersfida e Grupit F në Euro 2020, mes Francës dhe Gjermanisë, në stadiumin “Allianz Arena”.
Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë te kjo ndeshje, për shkak se bëhet fjalë për dy kombëtare që kanë bërë histori në futboll shihen si pretendente për të fituar edhe këtë Europian. Pritet të jetë një sfidë tejet e luftuar, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin me çdo kusht fitoren.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajnerët nuk i kanë kursyer më të mirët. Gjermania zbret me skemën 3-4-2-1, me Neuer në portë, Ginter, Hummels dhe Rudiger në qendër të mbrojtjes, të ndihmuar nga krahët nga Gosens dhe Kimmich. Mesfusha përbëhet nga Gundogan dhe Kroos. Në majën e sulmit është Gnabry, i mbështetur nga Havertz dhe Muller.
Edhe te Franca nuk ka surpriza, me skemën 4-1-2-1-2, ku Lloris qëndron në portë, ndërsa para tij janë Hernandez, Kimpembe, Varane dhe Pavard. Kante para mbrojtjes, ndërsa në mesfushë janë Pogba dhe Rabiot. Griezmann qëndron pas dyshes së sulmit, Mbappe-Benzema.
FORMACIONET ZYRTARE:
Franca: Lloris, Hernandez, Kimpembe, Varane, Pavard, Kante, Pogba, Rabiot, Griezmann, Mbappe, Benzema.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rudiger, Kimmich, Gosens, Gundogan, Kroos, Havertz, Muller, Gnabry.



