
Carlo Ancelotti nuk e ka të sigurt të ardhmen te Real Madrid. Prej kohësh përflitet për një largim të trajnerit italian nga stoli i madrilenëve në verë.
Ancelotti shpesh është lidhur me stolin e Brazilit, me këta të fundit që e pëlqejnë shumë italianin dhe duan t’i besojnë drejtimin e ekipit.
Në krahun tjetër, drejtuesit e Real Madrid, kanë nisur nga puna, për një zëvendësues të mundshëm. Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, thuhet se një nga alternativat për të marrë drejtimin e madrilenëve është Xabi Alonso.
Spanjolli po bën një punë të shkëlqyer te Bayer Leverkusen dhe emri i tij është lidhur me disa nga skuadrat më të mëdha europiane, kur Real Madrid është favorit, në rast largimi të Ancelottit.



