Ne moshen 29-vjecare, Julian Nagelsmann eshte trajneri me i ri i nje kampionati te madh evropian, i cili do te sfidoje te shtunen Carlo Ancelottin ne Munich, ku ekipi i tij i Hoffenheim do te udhetoje per t’u ndeshur me te madhin Bayern.
“Eshte ekipi me i mire i kampionatit, por ne do te dime si t’i bejme balle”, eshte shprehur Nagelsmann, klubi i te cilit nuk eshte mundur prej 9 javesh, duke shkuar ne vendin e 3-te ne klasifikimin e Bundesliges me 4 pike larg bavarezeve kryesues.
“Te pergatitesh nje ndeshje ndaj ekipit me te mire gjerman, eshte e komplikuar”, ka theksuar trajneri i ri, i cili pas caktimit ne kete post ne shkurtin e kaluar ne moshen 28-vjecare, shkaktoi shume skepticizem. Nagelsmann ne ate kohe u bombardua nga media pas marrjes se drejtimit te ekipit te pare te Hoffenheim, me vetem nje trofe, ate te titullit kampion te Gjermanise si trajner i ekipit U-19 te klubit te nje lokaliteti te vogel.
Por, ai reagoi me urgjence. Paraardhesi i tij, Huub Stevens, u terhoq per probleme kardiake, ne nje moment te veshtire, kur ekipi mbante vendin e 17-te e te parafundit ne klasifikim. Pasi evitoi renien nga kategoria vitin e kaluar, Hoffenheim eshte tashme ekipi surprize i kampionatit.
Ish-mbrojtes i fuqishem (1,90 m), i demtuar rende ne gju ne moshen 20 vjecare, mendoi te niste nje karriere profesioniste si trajner, fillimisht si asistent.



