
Rinovimi me Zlatan Ibrahimovich vijon të jetë një ndër objektivat kryesorë të Milanit për të ardhmen .
Suedezi ka treguar se mosha është vetëm një numër dhe se diferencën e bën pasioni për këtë sport, i cili e ka klasifikuar si një ndër sulmuesit më të mirë ndër vite.
Duket se tashmë 41 vjeçari është rikuperuar plotësisht nga operacioni i fundit në gju dhe gjatë një deklarate ka shprehur se është gati për këtë etapë të re në karrierë :
“ Do të kthehem edhe më i fortë pas disa muajve të vështirë . Vazhdoj të jem numri një dhe do të jap maksimumin në vazhdimësi për Milanin ‘’, ishin këto fjalët e ishi-t të Barcelonës.
Plani i kuqezivnje është rinovimi për një sezon tjetër me golashënuesin, gjë e cila do të varet nga rendimenti i tij në fushën e lojës.
Duhet kujtuar se Zlatan Ibrahimovich shquhet për shpirtin luftarak , mentalitet që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës .
Deri më tani gjigandi i ofensivës numëron 815 sfida , 492 gola dhe 202 asiste , pa harruar 26 titujt e fituar dhe pas Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit , Barcelonës, Milanit , Paris St Germain, Manchester United dhe Los Angelex Galaxy dhe Milano konsiderohet stacioni i fundit për nordikun.



