Gatusso , e ardhmja në dyshim

Gatusso , e ardhmja në dyshim

Javët e fundit kanë rezultuar të vrullshme tek Napoli.  Kreu i presidencës Aurelio De Laurentis  në bashkpunim me drejtuesit   kanë si objektiv një revolucion galopant  për ti shëndërruar italianët në një superfuqi të Calcios .  Fakti se mbetet akoma në luftë për të mbërritur në Champions League është një frymëmarrje për Napolin  por diçka e tillë duket e vështirë të arrihet me Gennaro Gatusson në stol.  43 vjeçari nuk inspiron besimin e duhur në kampin bardhekaltër  dhe aktualisht janë duke u analizuar  opsionet  e rikthimit të Maurizio Sarrit  ose Massimiliano Allegrit që aktualisht është i papunë .  

Sipas  ‘’ Soy Calcio ‘’ gjithçka mund të ndodhë sepse  gjatë kësaj të diele drejtuesit napolitanë kanë zhvilluar një mbledhje për ta finalizuar këtë çështje dhe sipas kalkulimeve të bëra   favorizohet  qëndrimi i Gennaro Gattusos në ‘’ San Paolo ‘’.  Momentalisht ideja e vetme që qarkullon në kokën e stafit të Napolit është hyrja  në Champions League  përmes kampionatit por duhet të bëjnë shumë kujdes sepse i ndan vetëm 1 pikë nga vendi i 5-të që ruhet me fanatizëm nga  Milani  dhe një hap fals në javët e mbetura mund të sfumojë projektin e Napolit  .

Duke vazhduar këtë llogjikë ishit të Milanit i mbeten edhe tre  javë për ti krijuar një lloj garancie krerevë  të ‘’ il Partenopei ‘’ se rruga që e pret Napolin në Serinë A dhe në Europë do të jetë  e duhura sepse për ndryshe  do ti duhet të mbështeten tek aftësitë e njërit prej dy emrave të lartpërmendur për të çuar përpara projektin e të ardhmes .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy