Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme mposhti minimalisht Skënderbeun, sfidë e cila u luajt në Korçë nën reshjet e dëborës.
Blutë e kryeqytetit e nisën shumë mirë, pasi gjetën golin që në minutën e 2-të, me autor Redon Mihanën.
Pas golit të shpejtë, korçarët u munduan deri në fund të reagonin, për të gjetur të paktën një gol, por pa sukses.
Një fitore me shumë vlera për Dinamon, e cila mungonte prej disa javësh. Skuadra e Bledar Devollit ngjitet në vendin e 8-të me 23 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet i fundit me vetëm 17 pikë.



