
Interesi i klubeve me emër përtej kontinentit të vjetër tanimë është bërë tendencë në sportin më të ndjekur në botë. Kryesisht Brazili dhe Argjentina kanë rezultuar destinacionet e preferuara të ekipeve me emër. Eshtë përsëri Barcelona , drejtuesit e të cilës janë ndalur tek Flamengo , skuadër me të cilën aktivizohet Matheus Gonçalves. Mesfushori po impresionon gjatë sfidave dhe ‘’ Azulgranët ‘’ pretendojnë të shtojnë cilësinë në këtë repart por nuk do ta kenë të lehtë për arsye se pretendohet edhe nga skuadra të tjera me emër, emri i të cilave nuk është bërë me dije. Për të siguruar shërbimet e 18 vjeçarit , spanjollët kanë menduar një ofertë prej 25 milionë eurosh , të cilin do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë merkatos së janarit. Ja vlen për tu shtuar se Matheus Gonçalves konsiderohet nga ekspertët një ndër talentët e të ardhmes , të cilët ndër vite kanë fuqizuar ekipet e elitës në Europë.



