Kushtet e vështira atmosferike, shtyhen 6 ndeshje në Kategorinë e Dytë

Kushtet e vështira atmosferike, shtyhen 6 ndeshje në Kategorinë e Dytë

Kushtet e vështira atmosferike në Shqipëri, kanë bërë që 6 ndeshje në Kategorinë e Dytë të vlefshme për javën e 19-të të shtyhen.

Pas konsultimeve me klubet dhe duke parë gjendjen e terreneve të rënduara nga reshjet e shirave, është vendosur që sfidat e Grupit B të Kategorisë së Dytë të mos luhen këtë javë dhe të shtyhen për javën e ardhshme.

Gjashtë ndeshjet e Grupit B ishin parashikuar për t’u luajtur këtë të diel, ndërkohë që nuk ka asnjë ndryshim programi për ndeshjet e Grupit A të Kategorisë së Dytë, që do të luhen këtë javë sipas kalendarit të përcaktuar tashmë.

Sfidat që janë shtyrë:

Përmeti – Memaliaj

Tepelena – Labëria

Devolli – Naftëtari

AF Luftëtari – Albpetrol

Këlcyra – Sopoti

Gramozi – Flamurtari

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy