Van de Beek në radarët e Interit

Van de Beek në radarët e Interit

Prej disa kohësh mesfushori Donny Van de Beek vijon të konsiderohet një ndër transferimet më të dështuara në historinë e Manchester United .

Hollandezi  mbërriti në ‘’ Old Trafford ‘’ në verën e 2020-tës dhe i kushtoi ‘’ Djajve të Kuq ‘’ 40 milionë euro.

Çuditërisht në asnjë moment 25 vjeçari nuk bindi drejtuesit dhe u konsiderua i padobishëm për gjigandët e Premier Leagues duke i dhënë prioritet  absolut largimit nga Manchester United .

Së fundmi interi ka trokitur në derën e ishi-t të Ajax Amsterdamit , skuadër që i ofron mbështetje në këtë situatë kaq kritike.

 Simone Inzaghi e mirëpret në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ pasi është koshient për vështirësinë për firmosjen me Sergej  Milinkovic- Savic. Italianët synojnë me çdo kusht të hakmerren ndaj Milanit dhe të fitojnë përsëri Serinë A duke mos mënjanuar në asnjë moment Champions Leaguen dhe merkatoja e janarit natyrisht konsiderohet një periudhë shumë e rëndësishme drejt këtij titulli me shumë vlera .

Talenti i dalë nga shkolla e Ajaxit shpreson se mund ta lërë pas eksperiencën e dështuar tek Manchester United dhe duke filluar nga pjesa e dytë e sezonit të nisë një etapë të re në karrierë , ndoshta tek ky ekip i cili ndryshoi fatet e Scudettos me Antonio Conten në stol.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy