Simone Inzaghi insiston për rinovimin e Brozovic

Simone Inzaghi insiston për rinovimin e Brozovic

Fitorja e djeshme në ‘’ San Siro ‘’ 2-0 kundër Udineses ia ka përforcuar idetë Simone Inzaghit për të insistuar  në lidhje me qëndrimin e mesfushorit Marcelo Brozovic .

 Italiani ka rezultuar mjaft bindës në deklaratën e dhënë duke shprehur se kroati është një pjesë e rëndësishme e formacionit titullar i cili i ka shkaktuar shumë ndjesi pozitive zikaltërve . 28 vjeçari e finalizon kontratën në 30 qershorin e 2022-shit dhe së fundmi është pretenduar nga Atletico Madridi .

Duke qenë se rreziku që i kanoset është me të vërtetë për tu marrë në konsideratë,  ish traineri i Lazios është shprehur  :

“  Duhet të bëjmë një punë intensive që të arrijmë me sukses rinovimet me Lautaron , Barrelan dhe Brozovic  . Të gjithë jemi të një mendimi dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi për ta bërë këtë dëshirë realitet ‘’, ishin fjalët e Simone Inzaghit . 

Ideja e drejtuesve të Interit është rritja e pagës për të vulosur qëndrimin e ishi-t të Dinamo Zagrebit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , atje ku e presin sfida tepër interesante në vijim por eksperienca e akumuluar ndër vite do ta ndihmojë për ti përballuar me sukses.  

Nëse  përmbledhim eksperiencën me  kampionët në fuqi të Serisë A , Marcelo Brozovic që nga 2015- ta  ka shënuar 25 gola dhe ka kontribuar me 34 asiste në 256 ndeshje duke fituar me meritë një vend titullari  në skemat e ishi-t të Lazios .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy