Gara për titullin kampion, vazhdon të jetë e ashpër. Janë plot 4 skuadra, që synojnë fitimin e trofeut, madje 3 prej tyre janë edhe ngjitur me pikë.
Ballkani ka marrë një fitore për “infarkt” ditën e sotme ndaj Prishtinës, duke triumfuar 2-0. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, i gjeti të dy golat në fund të takimit.
Kur mendohej se ndeshja po përfundonte pa fitues, Ballkani fitoi një penallti në minutën e 90, pas ndërhyrjes së gabuar të Besnik Krasniqit dhe e konvertoi në gol këtë penallti në minutën e 98, pas një pauze të gjatë.
Goli i Ermal Krasniqit bëri që Prishtina të hidhej e gjitha në sulm për të kërkuar barazimin. Kjo i kapi zbuluar ata në minutën e 106, kur Zeka shënoi për 0-2 duke e çuar Ballkanin në 39 pikë, sa ka edhe Gjilani. Këta të fundit regjistruan gjithashtu në fitore shumë të rëndësishme.
Gjilanasit mposhtën 1-3 Feronikelin në transfertë dhe mbajnë kreun së bashku me Ballkanin. Me vetëm 1 pikë më pak, ndjek Drita e vendit të tretë, ndërsa Llapi mban vendin e katërt me 33 pikë.
Sfida tjetër ishte ajo mes Dukagjinit dhe Drenicës, e cila u fitua nga këta të fundit me shifrat 1-2.
RENDITJA:



