
Tashmë edhe zyrtarisht është zbuluar data dhe vendi për Superkupën e Italisë, mes Interit dhe Juventusit. Kjo përballje do të zhvillohet më 12 janar, në stadiumin "San Siro".
Një lajm disi më i mirë për Interin ky, pasi do ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin e tij. Ishte përfolur se ndeshja do të luhej në Arabinë Saudite, por është marrë vendimi përfundimtar dhe do të luhet në "San Siro".
Përballë vihen dy skuadrat që fituan trofetë më të rëndësishëm në Itali sezonin e kaluar, Inter mori titullin kampion, ndërsa Juventusi triumfoi në Kupën e Italisë.



