
Eleminimi i Milanit nga Champions League sigurisht është pasuar me dyshimet mbi qëndrimin e disa peshave të rënda.
Një ndër to është edhe Rafael Leao, i cili ka kontribuar prej gjashtë sezonesh tek ‘’ Djalli ‘’ por siç dihet në futboll çdo fillim e ka edhe një fund.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, drejtuesit kanë marrë vendimin për të bërë disa ndërhyrje gjatë merkatos së verës, e cila do ti shërbejë italianëve për tu ripozicionuar në vendin që e meritojnë, në Itali dhe Europë.
25 vjeçari ka patur luhatje në sezonin aktual, të reflektuara edhe në statistikat e dobëta, vetëm 9 gola dhe 8 asiste në 35 sfida, shumë pak për një lojtar të kalibrit të tij.

Megjithatë, golashënuesit nga Almada asnjëherë nuk i kanë munguar pretendentët, për të cilin vijon të shpresojë Barcelona.
Pritet që gjatë merkatos së verës të negociohet në lidhje me largimin e ishi-t të Sporting Lisbonës nga ‘’ San Siro ‘’, një ndër sulmuesit më premtues në Europë aktualisht.



