Manchester United, nis ofensivën për Viktor Gyokeres

Manchester United, nis ofensivën për Viktor Gyokeres

 Të qënit një ndër sulmuesit më produktivë të kontinentit të vjetër e ka përfshirë Viktor Gyokeresin në listën e ekipeve të njohur.

Suedezi fillimisht u pretendua nga Chelsea dhe tashmë Manchester United është futur në garë.

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë në një etapë rindërtimi, me Ruben Amorim në stol, një trainer i cili la gjurmë tek Sportingu Lisbonës.

Vlera e përcaktuar nga drejtuesit e kryeqytetasve i arrin 100 milionë eurot por fillimisht anglezët duhet ti hapin derën e largimit disa elementëve për ta arritur objektivin.

24 gola dhe 4 asiste në 21 sfida janë statistika të cilat kanë impresionuar çdokënd dhe natyrisht ja kanë rritur vlerën e kartonit 26 vjeçarit në mënyrë progresive.

Ndërkohë, drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Portugalisë Hugo Viana po jep maksimumin për ta realizuar këtë transferim, i cili me shumë gjasa mund të konkretizohet gjatë merkatos së dimrit.

Flitet se Premier League do të jetë destinacioni i ishi-t të Coventry-t, Swanseas dhe St Paulit ndër të tjerë, i cili ka impresionuar me aftësitë në metrat e fundit duke i dhënë shumë avantazhe gjigandëve të Portugalisë, në çdo kompeticion pjesëmarrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy