
Emerson Royal u largua nga Barcelona në ditët e fundit të merkatos, për të kaluar te Tottenham, ndonëse me katalanasit u bashkua vetëm në fillim të merkatos.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi është shprehur se dëshironte të qëndronte te Barcelona, por nuk ishin të këtij mendimi drejtuesit spanjollë.
“Kur mbërrita isha i sigurt se Barcelona nuk donte të më shiste, por duke parë atë që ndodhi e kuptova se më kishin afruar për të më shitur.
Takova drejtuesit e klubit. Ata filluan të më thonë se situata e klubit nuk ishte e mirë, se po kalonin një kohë të vështirë dhe se ishte më mirë të më shisnin.
Unë u përsërita atyre se qëllimi im ishte të qëndroja sepse kisha iluzionin të luaja dhe të kontribuoja për Barcelonën. E dija që nëse do të isha në formën time më të mirë, do të kisha sukses.
Unë jam i zgjuar dhe erdhi një kohë kur kuptova se ata po më thoshin të largohesha. Ata po më nxirrnin jashtë me fjalë shumë të mira”, tha Emerson.



