Kërkimet për futbollistin e zhdukur Emiliano Sala, zbulohet trupi në rrënojat e avionit

Kërkimet për futbollistin e zhdukur Emiliano Sala, zbulohet trupi në rrënojat e avionit

Një trup është parë në rrënojat e avionit ku po udhëonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson.

Në kërkimet e së dielës u gjet aeroplani Piper Malibu në shtratin e detit jashtë Guernsey, pothuajse dy javë pasi ai u zhduk.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) konfirmoi pamjet të hënën në mëngjes dhe shtoi se tani po shqyrtonte hapat e ardhshëm.

Një pjesë e rrënojave të avionit të zhdukur më 21 janar u gjet dje (3 shkurt) pas nisjes së një kërkim të financuar privatisht.

Fluturimi ishte për transferimin e sulmuesit argjentinas Sala, 28 vjeç dhe pilotin David Ibbotson, 59 vjeç, nga Nantes, në veri-perëndim të Francës, deri në Cardiff pasi Sala kaloi në Angli për 15 milionë dollarë në Cardiff City.

“Tragjikisht, nga pamjet e kapura nga kamera ROV, një trup është i dukshëm mes rrënojave. AAIB po shqyrton hapat e ardhshme, në konsultim me familjen e pilotit dhe futbollistit, si dhe policinë,”-u tha në raport.

Emiliano Sala dhe David Ibbotson

AAIB shtoi se synon të publikojë një raport të përkohshëm brenda një muaji në lidhje me aksidentin.

Nuk dihet nëse është marrë vendimi për nxjerrjen e rrënojave të avionit nga uji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy