
Merkato e dimrit është hapur prej disa ditësh dhe skuadrat po bëjnë afrimet për të kompletuar pozicionet ku kanë nevojë.
Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich, ka prezantuar afrimin e mbrojtësit, Daley Blind. Holandezi ka firmosur për 6 muaj, por nuk përjashtohet mundësia për të zgjatur bashkëpunimin, në rast se bind me paraqitjet.
Manchester United, ka zyryarizuar afrimin e një portieri të ri. Bëhet fjalë për Jack Butland, i cili vjen nga Crystal Palace dhe do të jetë zëvendësues i De Gea. 29-vjeçari do të jetë në huazim te United deri në fund të sezonit.



