Bekim Balaj ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me Boluspor, në Ligën e Parë në Turqi.
Sulmuesi shqiptar, realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, në humbjen 1-2 ndaj Manisa. Kur rezultati ishte 0-2 për miqtë, në fushë për Boluspor u fut Balaj në minutën e 62 dhe 15 minuta më vonë gjeti golin.
Pas një krosimi nga e djathta nga Bilgic, Balaj gjuan bukur me kokë në zonë dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.
Ky është goli i parë i shkodranit me skuadrën turke, me të cilën u bashkua në merkaton e dimrit.



