
Një prej stadiumeve në Austri, i rinovuar në 2008-ën në kuadër të Europianit, do të kthehet në pyll. Qeveria asutriake ka planifikuar ta kthejë në park, për shkak të numrit të vogël të ndeshjeve dhe tifozerisë.
Stadiumi austriak “Worthersee Stadion” do të mbyllet për tiu ndryshuar finksionaliteti. impianti modern prej 32 mijë vendesh, I cili u rinovua në kuadër të Europianit të vitit 2008 dhe në të cilën zhvilluan vetëm 3 takime do kthehet në një park me pemë. I ndodhur në qytetin e Klagenfurtit, pranë kufirit me Slloveninë, stadiumi u kushtoi organizatorëve të europianit plot 66 milionë euro dhe prej asaj kohe i ka shërbyer skuadrës së Austria Klagenfurtit.
Por numri i vogël i tifozerisë ka kushtëzuar dhe përdorimin e stadiumit, në të cilin tashmë do të mbillen 200 pemë nga 10 deri në 14 metra të larta. Ideatori i parkut është artisti zviceran Klaus Litmann, i cili kërkoi të vinte në jetë projektin, jo në një fushë të zakonshme, po në një fushë futbolli, në shenjë sensibilizimi për ngrohjen globale.
Projekti është pjesë e planit të qeverisë austriake për të mbjellë 1 miliard pemë deri në vitin 2050, një pejsë prej të cilave në stadiumin e kthyer në park, i cili do të jetë i disponueshëm për tu vizituar në periudhën 8 shtator-31 tetor.



