
E ardhmja e Jadon Sanchos në ‘’ Old Trafford ‘’ vijon e pasigurtë.
Flitet se anglezi do të ndryshojë shumë shpejt destinacion, i cili mund të firmosë me Juventusin.
25 vjeçari nuk ka mundur të bindë tek Manchester United dhe pa dyshim zgjidhja e vetme është largimi tek një tjetër ekip.
Drejtuesit e bardhezinjve janë të entuziazmuar sepse ishi i Borussia Dortmundit mund ti vijë në ndihmë ofensivës së tyre duke filluar nga sezoni vijues.
Do të jetë një sfidë për të dhe gjithë stafin drejtues, kryesisht për trainerin Igor Tudor, i cili do të provojë edhe njëherë veten, por në një rol ndryshe.
Jadon Sancho synon medoemos të rikuperojë terrenin e humbur dhe dyert e ‘’ Allianz Stadium ‘’ për të mbeten të hapura.
Ndërkohë, për drejtuesit e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ konsiderohet një frymëmarrje dhe një hap shumë i suksesshëm në merkaton e verës duke qenë se nuk ka mundur të avancojë ashtu siç duhet.
Transferimi në Serinë A do të jetë një provë dhe njëkohësisht një privilegj duke qenë se do të përfaqësojë ish rekordmenët e kësaj lige.



