
Tek Real Madridi vijon të punohet me fokusin tek përmirësimi në çdo aspekt.
Merkatoja e verës do të provojë edhe njëherë potencialin e Florentino Perezit, gjithmonë nëse do të rizgjidhet si president i ‘’ Los Blancos ‘’.
Miliarderi spanjoll është i ndërgjegjshëm se duhet ditë pas dite të jepet maksimumi, për të shkuar më të sigurtë drejt titujve.
Prioritet absolut mbetet mbrojtja, repart në fakt me shumë ulje-ngritje në sezonin e shkuar. Jose Mourinho me shumë gjasa do të jetë traineri i ri, i cili pas një kohe të gjatë do të rikthehet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Ruben Dias vijon të preferohet nga ‘’ The Special One ‘’, i cili mbetet një ndër më të mirët në këtë profesion.
Portugezi ka zhvilluar gjashtë sezone me Manchester City-n dhe është konsoliduar në formacionin titullar të Pep Guardiolas.
Të avancosh në rradhët e ‘’ Qytetarëve ‘’ nuk është aspak e lehtë dhe 29 vjeçari mund të bëhet shumë shpejt pjesë e ‘’ Los Merengues ‘’.
Leximi i lojës, kapaciteti në duelet një kundra një dhe efektiviteti në prapavijë janë disa nga elementët të cilët e karakterizojnë ishi-n e Benfikës.
Formimi i dyshes me Ibahima Konaten mund të jetë një risi tek kryeqytetasit të cilët fatkeqësisht në sezonin e shkuar nuk e provuan shijen e trofeve.
Thuhet se marrëveshja mund të finalizohet prej afro 60 milionë euro dhe nëse e analizojmë në aspektin çmim-cilësi pa dyshim është mëse e justifikuar.
2 gola në 33 sfida janë statistikat e Ruben Dias në sezonin e shkuar me gjigandët e Premier Leagues, ndër ekipet më kompetitivë në botë.



