Tottenhemi këmbëngul për Kessien

Tottenhemi këmbëngul për Kessien

   Tottenham Hotspuri mund ta vazhdojë i qetë luftën për të transferuar Franck Kessien në Londër sepse  mesfushori nga Bregu i Fildishtë  nuk ka dhënë asnjë shenjë për të vijuar tek Milani dhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ nuk duan ta humbasin këtë shans sepse bëhet fjalë për një element që meriton vlerësim maksimal . 

Me Antonio Conten në stol , shpresat e ‘’ Spursave ‘’ janë rritur ndjeshëm sepse italiani e ka treguar  kudo ku ka vënë këmbët se mund të ndikojë në arritjen e sukseseve.

Pikërisht  Tottenham Hotspuri është një ndër ato klube që lufton prej vitesh për të rikthyer entuziazmin në ‘’ White Hart Lane ‘’  dhe me trainerin nga Lecce gjithçka është e mundur .

Fitmi i Scudettos së 19- të me Interin i dha dritë fillimit të një historie ndryshe në Itali sepse me shumë meritë zikaltërit ulën nga froni Juventusin , ku kishte qëndruar për 9 vite rradhazi.

 ‘’ Daily Telegraph ‘’ ka  publikuar se lëvizjet e londinezëve janë intensifikuar sepse prioritet është klasifikimi ndër katër skuadrat e para të Premier Leagues që do ti dërgonte  direkt në grupet e Champions Leagues.

Me karakterin e fortë dhe dhënien e maksimumit në çdo stërvitje dhe ndeshje , traineri 52 vjeçar e meriton të renditet ndër më të mirët dhe për sa i përket rastit konkret , e njeh me detaje Franck Kessien për shkak të së kaluarës në Itali.

Për ishi-n e Atalantës thuhet se kuqezinjtë do të kërkojnë 15-20 milionë euro, por theksi vihet tek problemet që mund të hasin anglezët për arsye se talenti afrikan pretendon  9-10 milionë euro në sezon.

Megjithatë  profesionalizmi i tij nuk është shfaqur vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj sepse ka evidentuar se nuk ka ndërmend të largohet nga ‘’ San Siro ‘’ në mes të sezonit , në shenjë respekti ndaj këtij klubi që i ka dhënë shumë për 5 vite  dhe s’duhet anashkaluar se fundi i tij mund të shkaktojë largimin nga Milano të asit të mesfushës .

Prezenca e Franck Kessies tek Milani konsiderohet një frymëmarrje në kohë të vështira dhe një favor më tepër drejt sukseseve sepse gjatë eksperiencës në ‘’ San Siro ‘’ i ka impresionuar të gjithë .

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy