Di Maria mendon rikthimin tek Rosario Central

Di Maria mendon rikthimin tek Rosario Central

Kohët e fundit i kanë shërbyer Angel Di Marias për të analizuar ashtu siç duhet të ardhmen, i cili mesa duket do të braktisë Europën për tu rikthyer tek Rosario Central.

Kontrata e ‘’ El Fideos ‘’ me Benfikën përfundon në fundin e këtij sezoni, i cili gjatë një interviste për të famshmen argjentinase ‘ Doble amarilla ‘ ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në ekipin ku hodhi hapat drejt famës.

Në fakt , nëse i referohemi të kaluarës, në kohën kur aktivizohej për Juventusin, 35 vjeçari është shprehur se një ditë do të rikthehej në vendlindje : “ Asnjëherë nuk kam menduar për një destinacion tjetër përveç Argjentinës.

Dua të terhiqem nga futbolli në ekipin e zemrës, Rosario Central ‘’, përfundoi ishi i Manchester United dhe Real Madridit, ndër të tjerë.

Nëse rikthehemi pas në kohë, duhet theksuar se Angel Di Maria debutoi me ekipin argjentinas në 2005-sën dhe në 2007-tën u transferua tek portugezët, me të cilët filloi eksperiencën në kontinentin e vjetër.

Më pas mbroi ngjyrat e Real Madridit, Manchester United, Paris St Germain , Juventusit dhe në fund vendosi të rikthehej në ‘’ Estadio Da Luz ‘’.

Një fakt domethënës është se Rosario Central është kualifikuar për në Kupën Libertadores por gjithsesi Angel Di Maria mendon ta respektojë kontratën me ‘’ Shqiponjat ‘’ dhe më pas ti japë lamtumirën Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy