
Duke filluar nga ora 21:00, do të luhen dy sfidat e fundit për fazën e 1/8-ve në Champions League.
Real Madrid pret i qetë Liverpool-in në shtëpi, pas ndeshjes së parë të fituar nga spanjollët me rezultatin 5-2. Pritet një sfidë e bukur dhe e hapur nga të dyja skuadrat, siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes tyre.
Ndeshja tjetër, është ajo mes Napolit dhe Eintracht Frankfurt. Italianët kanë triumfuar 2-0 në ndeshjen e parë, ndërsa me interes pritet të shihet çfarë do të ndodhë sonte.
Më poshtë mund të shikoni edhe formacionet zyrtare të dy sfidave:
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Kroos, Camavinga, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius.
Liverpool (4-2-3-1): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Milner; Salah, Jota, Gakpo; Nunez
Napoli (4-3-3) Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Eintracht Frankfurt (3-4-2-1) Trapp; Tuta, Buta, N’Dicka; Knauff, Rode, Sow, Lenz; Kamada, Gotze; Borré.



