Dy persona që janë pjesë të Lojërave Olimpike të Tokios janë shtruar në spital nga Covid-19, tha këtë të enjte një zëdhënës, ndërsa rastet ditore po rriten çdo ditë në Japoni.
Kryeqyteti japonez njoftoi një rekord prej 3.865 raste të reja këtë të enjte, ndërsa një ditë më parë raportoi për 3.177 infektime.
Zëdhënësja e Lojërave Masa Takaya u tha gazetarëve se asnjë rast i lidhur me Lojërat nuk ishte serioz dhe se një person i tretë i shtruar në spital kishte dalë tashmë, duke refuzuar të japë detaje të tjera.
Organizatorët njoftuan se 24 raste janë identifikuar në Lojërat Olimpike, duke përfshirë tre atletë.
"Me sa jam në dijeni, nuk ka asnjë rast të vetëm infeksioni që përhapet në popullsinë e Tokios nga atletët," tha zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark Adams në një konferencë për mediat.



