Gjermania është shpallur kampione bote në basketboll. Arritje historike për gjermanët, që fitojnë Botërorin për herë të parë.
Një finale e luftuar ajo ndaj Serbisë, ku Gjermania në fund ia doli të triumfojë me rezultatin 83-77.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 47-47, ndërsa në fraksionin e dytë, gjermanët u treguan më të saktë, duke fituar në fund.
Pas kësaj finaleje, të dyja skuadrat kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024, me gjermanët si fitues të Botërorit dhe Serbinë si finaliste.



