
Derbi argjentinas, River Plate-Boca Junior i luajtur të dielën në mbrëmje, u kthye në një arenë lufte për pak minute.
River Plate shënoi golin e fitores në minutat e fundit me penallti dhe pas kësaj, në fushë shpërtheu një kaos i madh.
Lojtarë të dy ekipeve, u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa në fushë u futën edhe tifozët, ku nuk munguan grushtet dhe goditjet me sende të ndryshme.
Në fund, arbitri ndëshkoi shtatë futbollistë me karton të kuq nga të dyja ekipet, ndërsa priten edhe dënime të tjera nga federata.



