Supersfidë për Lucas Alarion

Supersfidë për Lucas Alarion

Real Madridi dhe Atletico Madridi do ta fillojnë merkaton e verës me një objektiv të përbashkët .

Sulmi konsiderohet  prioritet nga  Diego Simeone dhe Carlo Ancelottin të cilët janë ndalur tek Bayer Leverkusen , skuadër në të cilën vijon të shkëlqejë Lucas Alario .

Argjentinasi prej pesë sezonesh po tregon një nivel për tu marrë shembull me ‘’ Aspirinat ‘’ pas një eksperience të mrekullueshme tek River Plate , ekip që i dha shansin të transferohet në Europë.

29 vjeçari tashmë është adaptuar totalisht me futbollin më kompetitiv dhe koha ia ka shpërblyer sakrificat me interesin e dy gjigandëve të La Ligas .

Nëse i referohemi këtij sezoni ,  Lucas Alario ka hasur vështirësi pasi e ka humbur protagonizmin dhe ka mbetur disi në prapavijë por drita në fundin e tunelit për të është shfaqur .

Ja vlen të përmendet se në merkaton e 2017-tës skuadra nga Buenos Airesi mbushi arkat me 24 milionë euro pas shitjes së golashënuesit i cili ka ditur ta shfrytëzojë këtë mundësi e dhe tashmë do ti duhet të analizojë ofertat nga ekipet e elitës në Primera Division dhe më gjerë .

Tek Bayer Leverkusen fatmirësisht Lucas Alario e ka shpërblyer besimin e trainerit Gerardo Seoane dhe koha i ka dhënë përgjigjen e merituar ‘’ El Flacos ‘’.

Pavarësisht se rruga e protagonistëve ka rezultuar totalisht e ndryshme gjatë këtij sezoni , ‘’ Los Colchoneros ‘’ mbeten një ekip që meriton shumë respekt dhe në krahun tjetër për ‘’ Galaktikët ‘’ fjalët janë të tepërta . 

Me 7 gola në 33 sfida , ishi i Colon Santa Fe e mbylli këtë sezon dhe duhet ta mendojë gjatë këtë interes i cili për më tepër mund ta avantazhojë për fitimin e titujve kolektivë në vijimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy