Uzuni: Polonia ka ekip të fortë, por nuk i trembem askujt

Uzuni: Polonia ka ekip të fortë, por nuk i trembem askujt

Myrto Uzuni ka treguar një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni me skuadrën e Ferencvaros dhe tashmë kërkon që të njëjtën gjë të bëjë edhe me Shqipërinë. Sulmuesi beratas ka dalë ditën e sotme para mediave, ku ka folur për ndeshjen e 2 shtatorit ndaj Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Në fjalët e tij, Uzuni tha se Shqipëria do të japë maksimumin, duke thënë më tej se asnjë kundërshtar nuk është i kalueshëm.

“Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve. Jemi të fokusuar 100% te Polonia, nuk kemi menduar për dy ndeshjet e tjera. Do të japim maksimumin, pasi futbolli na ka treguar se asnjë kundërshtar nuk është i pamundur. Normalisht që kur sulmuesit shënojnë, ekipi ka më shumë besim. Por nuk varet vetëm nga sulmuesit, varet nga të gjitha repartet e ekipit. Duhet të japim maksimumin, duhet të jemi të gjithë së bashku dhe për një qëllim të gjithë, jo kush shënon e kush jo.

Unë do të thoja që jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar, pasi është një ndjenjë e veçantë të përfaqësosh Kombëtaren, kjo është e rëndësishme për mua. Unë ndihem mirë nëse luaj si në krah, si pas sulmuesit, ose sulmues. Këtë e vendos trajneri.

Polonia? Flasim për lojtarë të nivelit botëror. Polonia ka një ekip shumë të fortë, ka dhe një grup shumë të mirë. Normalisht meritojnë respekt, por asgjë nuk është e pamundur. Mendoj se mund të luajmë me çdo kundërshtar si të barabartë.

Grupi i krijuar? Është e vërtetë, kur është grupi i njëjtë, ne i dimë të gjitha karakteristikat e çdo lojtari dhe kjo e bën grupin më të fortë dhe më të mirë, sepse e njohim më mirë lojtarin. Kjo është një shenjë e mirë dhe pozitive. Mentaliteti im është mentalitet fituesi. Në çdo ndeshje, hyj për të fituar dhe nuk i trembem askujt. Uroj të marrim fitore dhe kjo na ndihmon për të ecur përpara.”, u shpreh Uzuni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy