U luajtën këtë të diel, katër ndeshje, të vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë e Parë.
Dinamo zhgënjeu në transfertë, teksa u mposht minimalisht nga Burreli, duke hapur garën për titull. Kryeqytetasit mbeten në krye të renditjes, por me vetëm 1 pikë diferencë nga Skënderbeu, që nuk fali në shtëpi, duke mposhtur 4-1 Orikun.
Humbje regjistroi edhe Korabi, që u mposht në transfertë nga Luzin me rezultatin 1-0. Sfida mes Besës dhe Apolonisë, u mbyll në barazim pa gola.



