Atletika shqiptare/ Kodra: Fokusi te elita sportive dhe trajnerët. Buxheti, asnjëherë i mjaftueshëm

Atletika shqiptare/ Kodra: Fokusi te elita sportive dhe trajnerët. Buxheti, asnjëherë i mjaftueshëm

Elton Kodra, drejtor teknik i Federatës Shqiptare të Atletikës, tha në “Mcn Informacion” se fokusi i institucionit që ai drejton është te elita sportive dhe kualifikimi i trajnerëve.

Ai theksoi se buxheti i akorduar nga shteti s’është asnjëherë i mjaftueshëm.

Jemi në një fazë të sezonit, ku konsiderohet si periudhë pushimesh. Në këtë fazë FSHA vazhdon të jetë aktive. Jo më larg se në këtë fundjavë kemi dy aktivitete. Imazhi kryesor është elita sportive dhe fokusi do jetë atje. Sot ka filluar puna për Los Angelos 2028, janë selektuar një grup sportistësh me perspektivë, që po trajnohen në mënyrë të diferencuar. Jemi bazuar edhe te kualifikimi i trajnerëve edhe suporti nga trajnerë elitarë ndërkombëtar. Janë bërë trajnime jashtë vendit për sportistët elitar. Është bërë një bashkëpunim me bashki ku kemi atletë elitar dhe suporti financiar është rritur për atletët elitarë. Ka pasur një rritje të grantit, më shumë të ardhura për klubet. Në shumë rrethe atletika ishte zhdukur. Ne kemi krijuar disa ekipe të reja, Lushnja. Ka marrë pjesë Dibra për herë të parë.

Buxheti s’është asnjëherë i mjaftueshëm. 120 milionë euro në vit, ku fut edhe pagat, nuk mbulon shumë gjëra. Por duhet të bëhesh atraktiv dhe të dalësh në treg. Ka njerëz dashamirës që janë përgjigjur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy