
Pretendentët e shumtë të Osmihen kanë shkaktuar fërkimin e duarve nga drejtuesit e Napolit të cilët e vlerësojnë shumë belgun dhe sipas gazetarit të njohur Ekrem Onur kërkojnë 85 milionë stërlina për golashënuesin .
Pas derës janë pretendentë shumë të fortë dhe këtë herë kryeson Premier League , me Newcastle, Arsenal dhe Manchester United .
Për 23 vjeçarin do të jetë një sfidë shumë e ashpër sepse bardhezinjtë janë klubi më i pasur në botë dhe milionat e arabëve mund ta bindin për të udhëtuar drejt ‘’ St James Parkut ‘’.
Transferimet e Kieran Trippier, Bruno Guimaraes , etj i kanë shërbyer skemave të Eddie Howes duke i siguruar qëndrimin në Premier League Newcastles , skuadër që ka nevojë për tu përforcuar gjatë verës dhe ta fillojë sezonin e ri si kandidat potencial për të fituar kampionatin.
As Manchester United nuk mbetet inferior sepse me Erik Ten Hag në stol në ‘’ Old Trafford ‘’ po përjetohen emocione të veçanta sepse hollandezi është një teknik me shumë eksperiencë , fakt të cilin e dëshmoi edhe tek Ajax Amsterdami .
Rindërtimi ka filluar dhe vëmëndja është përqëndruar fillimisht tek mbrojtja sepse Maguire , Jones , Eric Bailly dhe Victor Lindelof nuk kanë rezultuar efikasë dhe mendohet se gjatë verës mund të ndërrojnë destinacion.
Ndërsa sulmi vijon me të njëjtin ritëm sepse Marcus Rashford është me një këmbë jashtë ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ dhe me shumë mundësi do të ndiqet nga Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani për arsye të sezonit të dështuar të 20 herë kampionëve të Premier Leagues.
Gjatë merkatos duhet patur kujdes edhe nga ‘’ Topchinjtë ‘’ të cilët janë më tepër se kurrë të bashkuar dhe në javët e fundit kanë arritur rezultate pozitive dhe i janë afruar edhe me shumë Champions Leagues por s’duhet anashkaluar interesi edhe për Marcus Rashford dhe Serge Gnabry-n dhe tashmë në ‘’ Emirates ‘’ ka filluar të ëndërrohet tridenti me Victor Osmihen.
Pavarësisht se shifra që kërkojnë ‘’ Il Partenopei ‘’ mund të konsiderohet paksa e kripur , mbetet në dorën e drejtuesve të ekipeve respektive për të treguar aftësitë për një lojtar që konsiderohet emblemë në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ dhe një mundësi që s’duhet humbur në lidhje me fuqizimin e arkave .
16 gola në 28 sfida kanë treguar se koha për një të ardhme ndryshe ka ardhur për ishi-n e Lilles dhe një ndër kampionatet më spektakolarë në futboll ia ka hapur dyert tashmë .



