
Trajneri i Milani, Stefano Pioli, u shfaq shumë i lumtur, pas fitores që skuadra e tij mori ndaj PSG-së në shtëpi.
Tekniku kuqezi deklaroi se kjo është skuadra që dëshiron të shikojë gjithmonë, ndërsa nuk i kurseu superlativat edhe për Leaon.
Është e qartë që dëshiroj të shoh gjithnjë këtë Milan. Këto ndeshje tregojnë shumë gjëra. Vuajtëm, ata kishin kontrollin e topit, por ne kishim raste edhe për të shënuar ndonjë gol më shumë. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara, por ky grup do të vendoset në ndeshjen e fundit.
Tani kemi ndeshjen direkte me Dortmund që është përpara nesh me pikë, mund të jetë përcaktuese. Ky duhet të jetë standardi i Leaos. Mund të jetë një kampion, por kjo varet vetëm nga ai. Bëri një ndeshje të shkëlqyer, ashtu si të gjithë.
Ky vlerësim i shkon të gjithë skuadrës, i treguam të gjithëve se çfarë jemi të aftë të bëjmë. E dija që kjo ndeshje mund të ndryshonte gjithçka, fitorja ishte gjëja më e rëndësishme, ky sukses na jep besim.



