Partizani është fitues i Kupës së Federatës, në volejboll për femra. Skuadra e kuqe, mposhti në finale Tiranën 1-3 me sete, duke fituar derbin, por edhe trofeun.
Vazjat bardheblu e nisën mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë me rezultatin 25-23. Megjithatë 3 setet e tjera ishin një tjetër histori. Partizani ia doli të triumfojë në 3 setet e radhës, me rezultatet 23-25, 18-25 dhe 18-25.
Sa i përket ndeshjeve në gjysmëfinale, Partizani kaloi Skënderbeun 1-3 me sete, ndërsa Tirana mposhti pastër 3-0 Barletin.



